Sot zhvillohet finalja e Champions League, mes Manchester Cityt dhe Interit.
Ndeshja finale zhvillohet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, më fillim nga ora 21:00.
Pasi fitoi titullin e kampionit të Anglisë, dhe trofeun e FA Cup, Manchester City kërkon të shkruaj historinë në këtë ndeshje, duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve për ta kompletuar “tripletën’’ e famshme.
Në anën tjetër skuadra e Interit kërkon trofeun e katërt të Champions League, dhe të parin që nga viti 2010.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë polaku Szymon Marciniak.
Ai do të asistohet nga Paëel Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz si ndihmës, rumuni Istvan Kovacs gjyqtari i katërt i ndeshjes, ndërsa në Var do të jenë polakët Tomasz Këiatoëski dhe Bartosz Frankoëski, së bashku me gjermanin Marco Fritz./IndeksOnline/