Në spektaklin e bukurisë të mbajtur në Dortumund, vajza nga Suhareka, arriti të trimufojë kundër 18 vajzave të tjera që vinin nga qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Bukuroshja shqiptare nuk është emër i panjohur për publikun në Kosovë dhe atë të diasporës.
Ajo gjithashtu kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Intercontinental” që është mbajtur në Magdeburg të Gjermanisë, njofton “albinfo.ch”
Gjithashtu, gjatë muajve të fundit ishte edhe temë e shtypit rozë në Kosovë, ku flitej për një lidhje të mundshme me këngëtarin Shpat Kasapin.
Duhet theksuar se ky spektakël nuk është i vetmi që mbahet në zgjedhjen e misit në Gjermani. Krahas këtij, zhvillohet edhe “Miss Germany”.