Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje të re me futbollistin Albin Kapra.
Kampioni i Kosovës e ka blinduar talentin e tyre me kontratë tre vjeçare, raporton KosovaPress.
“Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Ballkanit. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026.”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Suhareka.
Interesim për shërbimet e Kaprës kishte shprehur skuadra e Lirisë së Prizrenit.