Ish-portieri i Real Madridit, Tomas Mejias Osorio, mund të jetë transferimi më bombastik në Superligën e Kosovës, me dy klubet më të mira në vend, Ballkani dhe Drita që janë në garë për shërbimet e tij.
Nacionale merr vesh se menaxheri i lojtarëve, Urim Sjediu e ka propozuar këtë portier te dy klubet kryesore në Kosovë, e gjithashtu edhe në Kategorinë Superiore në Shqipëri, me portierin në fjalë që mund të transferohet këtë verë.
Në anën tjetër, Mejias, 34-vjeçar, është një portier me shumë përvojë, i cili ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe gjiganti botëror, Real Madrid, ku ka një paraqitje me skuadrën e parë.