Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.
RTV21 raporton nga pika kufitare Jarinjë se nuk po lejohen kamionët me mallra serbe të hyjnë në Kosovë.
Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri.
Gazetari i RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se në pikën kufitare në Jarinjë janë duke u kryer kontrolle të rrepta.