Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vazhdon të jetë i pëlqyer jo vetëm nga njerëzit e qytetit të tij, por edhe me gjerë.
Thjeshtësia e tij, puna dhe karizma që e karakterizon, ka bërë që Muharremaj të jetë i dashur nga masa të gjera popullore, përfshirë edhe njerëzit e showbizit.
Muharremaj sonte është parë duke u përshëndetur me finalistin e Big Brother VIP Shqipëria, Kristi Alia. Kjo ka ndodhur në një ndejë në Tiranë, ku Muharremaj ishte i ftuar special./ballkani.info