Ditën e sotme u bë virale videoja e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.
Sipas gazetës Dita, vajza është identifikuar si shtetasja me iniciale A.K. me origjinë nga Berati, e cila jeton në Durrës.
Kjo media pretendon se vajza vepron e mbrojtur nga një grup kriminal dhe posedon edhe video të tjera.
Shtetasja A.K. shfrytëzonte “kauza sociale” për të takuar dhe joshur zyrtarë të lartë, politikanë dhe njerëz të njohur e biznesmenë. Pasi krijonte marrëdhënie me ta, ajo vendoste gjoba nëpërmjet shantazhit.
Vajza që kreu marrëdhënie me Gjicin, ka dalë në foto edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe këtë foto e ka publikuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë, në media është aluduar se videoja në zyrën e Safet Gjicit është inçizuar nga vetë vajza. Kjo pasi gjatë kryerjes së aktit seksual, ajo vihej re se shihte nga kamera.
Pas publikimit të videos, kryeministri Edi Rama shkarkoi menjëherë Safet Gjicin, ndërsa ky i fundit reagoi duke e cilësuar skandalin si “kurth”./ CNA.al
Më poshtë mund ta shihni videon +18