Gjendja e fushës aspak e mirë, gjyqtarët do të vendosin nëse zhvillohet apo jo ndeshja!

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Rumaninë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropiane, Euro2024.

Moti në kryeqytet sot gjatë gjithë ditës ka qenë me shi dhe kjo e rrezikon zhvillimin e ndeshjes, shkaku i gjendjes aspak të mirë të fushës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë se topi mezi ecën në fushë.

Vendimi final do të merret nga gjyqtarët e ndeshjes, të cilët do ta kontrollojnë terrenin pak minuta para fillimit.