Seksologu Hajrullah Fejza deklarohet edhe për mundësinë e mbetjes shtatzënë të një femre, edhe pse ajo është e virgjër.
Fejza sqaron në detaje se kur dhe si mund të ndodhë një gjë e tillë secilit çift.
“Ka raste kur femra ka mbetë shtatzënë edhe pse ka qenë e virgjër, kjo ndodh kur, në faza të ndryshme, dhe duke dashtë me rujt virgjinitetin deri në natën e martesës, çifti angazhohen në marrëdhënje të tjera që quhen “Autoseks” që nënkupton gjithçka pa përfshi penetrimin e penisit në vaginë, por për shkak të panjohurive, mashkulli derdhet mbi vaginë”, tha ai.
Ai më tutje e spjegon edhe më në detaje një process të tillë.
“Dhe vrima që egziston në himen, që shërben për nxjerrjen e gjakut menstrual, përmes tyre mund të depërtoj spermatozoidi me pllenu qelizën vezë dhe me mbetë shtatzënë”, në një intervistë për lajmi.net.
Për fund ai dha një rekomandim për të dyja gjinitë, që përveç si këshill është edhe masë mbrojtëse, për të parandaluar shtatzënitë e pa planifikuara.
“Pas çdo akti seksual, të dy gjinitë është mirë me urinue, që me i eleminu spermatozidët që kanë mbetë në kanal”, tha Fejza.