Kombëtarja e Kosovës në futboll në rënie të lirë. Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” sonte regjistruan edhe humbjen zhgënjyese.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse pësuan humbje nga një ekip si Bjellorusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc” përfundoi me rezultatin 2:1.
Pas ndeshjes, Alain Giresse u prononcua pas ndeshjes, por nuk tha absolutisht asgjë për ndeshjen.
“Kemi tentuar t’i realizojmë qëllimet tona, të fitojmë ndeshjet dhe kishim po të njëjtat qëllime si në lojën e kaluar. Në futboll ne asnjëherë nuk kemi siguri se çka do të ndodhë. Unë kam folur gjatë ndeshjes. Është e vërtetë që s’ka pasur ndonjë gjë pozitive, por unë kam reaguar vazhdimisht. Do ia lëmë të ardhmes, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.