MPJ ndan një informacion të rëndësishëm për qytetarët që kalojnë nëpër Serbi drejt Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë, pasi që në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare është bllokuar qarkullimi për shkak të bllokadës nga serbët.

MPJ sqaron aktualisht nuk është i mundur qarkullimi me autobusë dhe kamionë, e as nuk është i sigurt kalimi me vetura.

Ndërkohë, për ata që tashmë ndodhen në Serbi, MPJ sugjeron që të përdorin pikat kufitare Mutivodë dhe Dheu i Bardhë apo nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.