Nderim Nexhipi është drejtori i ri sportiv i Manisës.

Ish-futbollisti ka nisur një aventurë të re pasi i dha fund aventurës te Ballkani.

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj presidentin dhe menaxherin tonë për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin. 

Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisa ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar fitova 2 tituj të ligës me FC Ballkanin dhe dolëm mirë në Evropë. 

Këtë sukses dua ta vazhdoj te Manisa”, tha Nexhipi.