Të martën rreth orës 11:30 ankuesi mashkull shtetas zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW ngjyrë hiri me targa vendore.
I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka treguar se shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaqkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentat dhe gjithçka që ajo kishte.
Pastaj e njejta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.
Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova, shkruan SuharekaOnline.
Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta sot është pajosur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane dhe sonte do të udhëtojë për Zvicër.
Një punë profesionale ka treguar edhe Policia e Kosovës në Suharekë që është për çdo lavdatë, duke reaguar shpejtë dhe duke arrestuar të dyshuarit brenda pak orëve.