Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën

Një fëmijë 10-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti.Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën e Mamushës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, të ngarkuar me perime dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios.

Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion”.