Persona të panjohur kanë sulmuar me eksploziv një bankomat në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, ku kanë arritur të vjedhin një shumë parash
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes që ka ndodhur në fshatin Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka treguar se personat e dyshuar kanë përdorur mjete shpërthyese, kanë dëmtuar bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo theksoi se policia po punon për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre./GazetaExpress/