Martohet reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi

Reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Laura Shala kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Për kurorëzimin u njoftua nga çifti përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Ermalin e njohim të gjithë, por edhe bashkëshortja e tij vije nga një familje e futbollistëve.

Vëllai i saj, Veron Shala, është pjesë e skuadrës nga Liga e Dytë e Sllovenisë, NK Triglav.

Laura është gjithashtu mbesa e ish-futbollistit të njohur, Agron Shala.

Përveçse ka qenë pjesë e shumë ekipeve sllovene, Agroni ka drejtuar edhe Kombëtaret U17 dhe U19 të Sllovenisë.