Kisha Katolike në Llapushnik të Drenicës ka njoftuar të dielën se profesori Shpend Rrukiqi është konvertuar në fenë katolike.
Sipas kësaj kishe, Rrukiqi është nga Drenasi, por jeton në Suedi. Kisha në fjalë tha se Rrukiqi me mendje dhe zemër është me Dardaninë.
“Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur”.
Po ashtu u tha se Rrukiqi punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar.
“Profesor Shpendi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar. Ndryshe, prof. Shpendi ka botuar edhe tre libra me tematika të ndryshme”, thuhet në njoftim. Urime pagëzimi, krezmimi dhe kungimi familje e nderuar Rrukiqi”.