Videoskandali Safet Gjici – Gazetari zbulon detaje interesante për Alma Kaçi

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit dhe vajzës që shfaqet në videon erotike me të, Alma K.

Gazetari Eni Ferhati zbuloi në Opinion se Alma Kaçi, 40-vjeçarja në videon erotike me Safet Gjicin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ka bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit. Ferhati u shpreh se versionet që japin si Safet Gjici ashtu dhe Alma Kaçi, janë kontradiktore për SPAK dhe po bën verifikime e hetime.

Gjici akuzohet për korrupsion pasiv. Është arrestuar të shunën, por vendimi është marrë të premten e kaluar. Avokati i z.Gjici pretendon që është një masë ekstreme në raport me akuzën e ngritur.

Kjo ka qenë karta që ka luajtur avokati që nuk ka rrezikshmëri të veprës penale. Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.

Sa i takon Alma Kaçit, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione konntradiktore. Z.Gjici filimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar sot nga Alma Kaçi.

Sot kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi. Mendonim që ishte çanta. Alma Kaçi nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale”.

Safet Gjici u la në arrest në burg sot nga Gjykata e Posaçme, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.