‘Turp’, Klinaku reagon për dënimin ndaj Remzi Shalës me 9 vjet burg për krime lufte

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për dënimin e Ramiz Shalës, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.

Klinaku ka thënë se “në çdo luftë çlirimtare në botë është luftuar e luftohet pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Këto gjykatat tona e të huaja, a i ndjekin, gjykojnë e dënojnë ndonjëherë bashkëpunëtorët e armikut, apo vetëm pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, si rasti sot (Remzi Shala). TURP”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi.