Lajmi i fundit: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e 28 dhe 35 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ku bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 28 dhe 35 vjeç dhe të njëjtit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së  sotme  në Vushtrri ,  arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj,  me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.  Si pasojë e  lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë,  në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit  pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.