Vajzat e mitura shpeshherë raportohen të zhdukura nga familjarët, pasi largohen nga shtëpitë e tyre pa njoftuar askënd. Si rrjedhojë njësitë policore aktivizohen dhe nisin kërkimet intensive për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Dobrushtë të Prizrenit, ku një person ka raportuar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia pasditen e së dielës dhe nuk dinë gjë për fatin e saj.
Ai ka dorëzuar në stacion policor një bisedë që është zhvilluar në një grup në rrjetin social TikTok, ku bënte pjesë edhe vajza e mitur, teksa dyshon se një shoqe e saj e ka bindur që ajo të largohet nga shtëpia.
Njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen e vajzës dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Person i zhdukur’.