Suharekë, dyshohet se vrau një person nga pakujdesia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti nga pakujdesia ka shkaktuar një vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Suharekës, dje rreth orës 22:00.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti shkon nën hetim.

“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.