Një aksident e dëme të mëdha materiale është regjistruar në Rickenbach të Zvicrës.

Ngjarja u regjistrua në mbrëmjen e së premtes ku një shqiptar i Kosovës i cili ishte në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rreth rrotullimi.

Në fund ai është përplasur me një mur betoni ku makinë ashtë shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme e makinës.

30-vjeçari fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritet zvicerane për shkak të gjendjes së tij të dehur i kanë hequr patentën.

Ndërkohë dëmi material llogaritet rreth 20 mijë franga.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT