Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai ka përmendur se cilat raporte të BE-së janë pezulluar, përfshirë fondet dhe MSA-në e takimet e niveleve të larta.

Abdixhiku thotë se kjo nuk paraqet ndonjë fitore për ne, teksa shteti “po përjashtohet nga programet ushtarake me NATO-n, e Serbia po ushtron me ta”.

“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani” tha mes të tjerash Abdixhiku në reagimin e tij.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Pezullim i fondeve të BE-së;

Pezullim i MSA-së,

Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,

Pezullim i vizitave bilaterale.

Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.

Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi

Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.

Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT