Bordi drejtues i Klubit Basketbollistik Rahoveci ka dhënë dorëheqje.

Në një komunikatë zyrtare, Bordi aktual ka bërë të ditur se kanë analizuar rrjedhen e sezonit dhe gjendjen aktuale të klubit, andaj e kanë parë më të arsyeshme të jipet dorëheqja.

Jemi munduar me të gjitha mundësitë që kemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë të zemrës” thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se së shpejti do të ftohet kuvendi i klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.

Ky është njoftimi i plotë i publikuar në faqën zyrtare të KB Rahovecit:

KOMUNIKATË

• 𝐓ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐬 𝐭ë 𝐊𝐁 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜𝐢𝐭 𝐞 𝐭ë 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜𝐢𝐭,

Me anë të kësaj komunikate e njoftojmë opinionin publik, të gjithë sportdashësit dhe tifozerinë Vreshtarët, se, si Bord i KB Rahovecit, duke analizuar të gjithë rrjedhën e kampionatit, vështirësitë me të cilat jemi ballafaquar gjatë gjithë kampionatit, gjendjen e klubit në të cilën gjendet, në mënyrë unanime, jemi dakorduar të japim dorëheqje nga Bordi i KB Rahovecit.

Jemi munduar me të gjitha mundësitë që kemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë të zemrës.

• 𝐓ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐝𝐡𝐮𝐫𝐮𝐞𝐬 𝐭ë 𝐛𝐚𝐬𝐤𝐞𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë,

Shumë shpejt do ta ftojmë kuvendin e klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.

Në fund, dëshirojmë të falënderojmë sponzorët dhe të gjithë publikun besnik të Rahovecit, të cilët nuk e lanë vetëm në asnjë ndeshje skuadrën tonë.

Me respekt,

Bordi i KB Rahovecit

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT