Kush mund ta udhëheq degën e LDK-së në Suharekë për 4 vitet në vijim

Të dielen mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së në Suharekë, ku nga delegatët e zgjedhur nga nëndeget do të votohet për kryetarin, kryesin dhe delegatët për kuvendin qendror të LDK-së.

Edhe pse sipas zyrtarëve të LDK-së në Suharekë na është pohuar se nuk ka ndonjë kandidaturë zyrtare deri më sot për kryetar të degës.

SuharekaExpress mëson nga burimet e saj se të dielen do të ketë një garë mes dy kandidatëve, pra mes kryetarit aktual dhe një zyrtari tjeter i cili po pretendon ta udhëheq degën e LDK-së në katër vitet e ardhshme.

SuharekaExpress ka edhe emrin e kandidatit që synon fitoren, mirëpo për hirë të procesit nuk do ta publikojmë, deri në shpalljen zyrtare të kandidatures.