Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve prej gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhjen e 31.000 eurove.
Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë, ka bërë me dije policia.
“Me datë 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës, është raportuar se persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20000 (Njëzet mijë ) euro si dhe para të gatshme 11000 (njëmbëdhjetë mijë ) euro”, thuhet në njoftim të policisë.
Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar.
Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.