Zbret në Tiranë miku i madh dhe i përjetshëm i shqiptarëve, Bill Clinton
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ka mbërritur në Shqipëri.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar një foto me Clintonin duke e cilësuar si mik të përjetshëm të shqiptarëve.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸 Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi ai.
Për nder të Clintonit, do të organizohet një ceremoni zyrtare ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë.