Bill Clinton kritika Albin Kurtit: “Ta ndalim këtë marrëzi”
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, foli për gjendjen në Kosovës dhe tensionet në veri të vendit.
Ai tha se nuk donte të shikonte këto mosmarrëveshje, ndaj bëri thirrje të ndalet menjëherë “kjo marrëzi”
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër.
Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi.
Cfare ceshje e me madhe politike mund te avancohet, duke pasur tension? Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë.
Qytetarët kanë nevojë, që duhet tu thoni se ka nevojë të votohet, gjithmonë.
Nëse mendon se për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, sepse shumë vende preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit.
Unë shpresoj se Shqipëria, do jetë në gjendje , që së pari ti tregojë botës se si duket një e ardhmja gjithëpërfshirëse”, tha ai