Nusja me patika në dasmën e saj, njihuni me çiftin nga Peja dhe dasmën më të veçantë

Pas dhjetë viteve bashkë vendosën të martohen.  Rina dhe Getoar Hoxha është çifti nga Peja, i cili vendosi që ceremoninë e dasmës ta bëjë ndryshe nga tradicionalja.

Nusja vendosi që në ditën e saj më të veçantë të veshë një fustan të bardhë të shkurt dhe atlete.

Pos kësaj, ka vendosur që edhe grimin ta bëj të thjesht.

Këtë dasmë nuk e bëri interesante vetëm nusja. Edhe dhëndri vendosi që pikërisht në atë ditë ta shfaqë talentin e tij për muzikën, duke i kënduar nuses.

Dasma e çiftit u komentua shumë në rrjete sociale.

Për më shumë detaje nga kjo dasmë, ndiqni videon në vazhdim.