Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka vazhduar me formë të mirë në fazën përgatitore. Ballkani ka njoftuar se të martën ka luajtur ndeshje miqësore me Partizanin, kampionin e Shqipërisë.
Ekipi suharekas ka fituar me rezultatin 2:1. Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica i kanë shënuar golat e fitores.
Miqësorja është luajtur në Kukës.
Në Ohër, Ballkani kishte fituar 3:1 ndaj Tiranës dhe kishte barazuar 2:2 me Strugën.
Ballkani më nuk ka miqësore. Të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri” luan me Ludogoretsin ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.