Zyrtare: Enea Koliqi prezantohet te Ballkani

Enea Koliqi është larguar nga Gjilani, por jo edhe nga Superliga e Kosovës.

Portieri shqiptar karrierën do ta vazhdoj te kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani.

Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar afrimin e portierit shqiptar, por pa përmendur detajet e kontratës.

“Mirë se erdhe në shtëpinë e kampionëve Enea Koliqi”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit. /Gazeta Olle/