Djali i Thaçit në ceremoninë e ambasadës amerikane: Shpresojmë të jetë viti i fundit që festojmë 4 korrikun pa babin

Djali i ish-presidentit Hashim Thaci, Endriti, ka marrë pjesë në shënimin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë një shkrim emociounes për mungesën e babait të tij.

Në rrjetin social Instagram, Endriti ka shkruar se ish-presidenti Thaçi për vite të tëra ishte pjesë e pritjes diplomatike të SHBA-së.

“Me vite të tëra ishte babi në pritjen e madhe diplomatike amerikane për 4 korrikun. Edhe këtë vit mungon, shpresojmë të jetë i fundit, por falenderoj nga zemra Ambasadorin Hovenier për ftesën që më nderoi mua, babin dhe familjen. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë ShBA-në.”, ka shkruar ai.