Të premten medium rumun “Pro Sport”, ka raportuar se futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi do të transferohet në Arabinë Saudite.
Skuadra e Al-Riyadh thuhet se i ka ofruar CFR Cluj 5 milionë euro për ish-futbollistin e Ballkanit, shkruan IndeksOnline.
Propozimi i Al-Riyadh është që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa Cluji po kërkon që shuma të paguhet në dy këste.
Nga ky transferim i Krasniqit në Arabi, do të përfitoj edhe skuadra e Ballkanit.
Kampioni i Kosovës ka marr 300 mijë euro nga shitja e tij por ka edhe 15 për qind të vlerës së kartonit.
Në rast se Krasniqi shitet për 5 milionë euro, Ballkani do të përfitojë edhe 750 mijë