Dega e LDK-së në Suharekë sot mbanë Kuvendin e saj zgjedhor ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i saj me mandat katër vjeçar.
Në njoftimin e LDK-së thuhet:
“Sot, në ambientet e Restaurant “Harea” në Shirokë do të organizohen Kuvendet i X zgjedhore i LDK-së, dega Suharekë.
Kuvendi do t’i fillojë punimet nga ora 13:00.
Presim që nga ky proces të zgjedhen strukturat e reja të degës dhe bashkë me qytetarët të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët për rikthimin e LDK-së në vendin e saj origjinal.”
Çuditërisht, LDK nuk ka ftuar asnjë prej mediave lokale për ta përcjellur këtë ngjarje, e gjithashtu nuk kanë njoftuar nëse do të jetë i pranishëm kryetari Abdixhiku apo jo.