Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në LDK, sot me sukses mbyllën zgjedhjen e strukturave të reja të degës në Suharekë.
Në procesin e zgjedhjeve për Kuvendin X Zgjedhor në Suharekë ishin të angazhuar më shumë se 1000 qytetarë, aktivistë e veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët sot mbyllën këtë proces si dhe Dr. Ardian Shalës ia besuan edhe një mandat 4 vjeçar.
Puna dhe përkushtimi për artikulimin dhe dhënien e alternativave për problemet dhe sfidat e jetës së përditshme, si dhe kërkesave të strukturave tona në Suharekë bën që Ardian Shala të marrë besimin dhe për madandin e ardhshëm.
Kryetari Abdixhiku i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj secilit që ka marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor.
Procesi zgjedhor në LDK përveçse po dëshmon demokracinë si vlerë tonën në çdo hap, po shërben edhe si mobilizim të gjithë anëtarësisë./Thuhet në njoftimin e LDK-së.