Dje është mbajtuar kuvendi i X zgjedhor i LDK-së në Suharekë, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re.
Kryetarit Ardian Shala i është besuar udhëheqja edhe për një mandat nga të gjithë delegatët në sallë, pas asnjë kunder kandidat dhe asnjë votë kundër.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë me të cilët Shala së bashku do ta udhëheq degën.
Përfaqësues të fshatrave të ndryshëm do të jenë pjesë e kësaj kryesie. Ndërsa nendeget e qytetit do t’i kenë 5 anëtarë kryesisë:
Bexhet Kuqi
Buleza Kuçi
Kushtrim Kuçi
Agron Bajraktari
Kujtim Mazreku