“Veç vazhdoj edhe sen s’është me rëndësi’’, Afërdita jeton pa duar, por shihni si bën shumëçka me këmbë

Fakti që ka lindur e jeton pa duar, Afërdita Haxhollin nuk e ndalon asgjë që të veprojë e pavarur përgjatë përditshmërisë së saj.

Në vizitën që e pati gazetarja Kaltërina Misini tek shtëpia e saj për të realizuar një reportazh në kuadër të formatit “Za me Kaltërinen”, ajo demostroi se si e bën palimin e mbushësit të telefonit me këmbë, si e hapë e mbyllë derën me çelës, si punon me telefon e plot veprime të tjera.

Ajo tregon se përkundër faktit që shpeshherë është paragjykuar nga të tjerët për gjendjen e saj, nuk i ka marrë asnjëherë parasysh dhe vetëm ka vazhduar përpara.

Video më poshtë: