I ashpër e kritik është shpehur deputeti i pavarur Haki Abazi ndaj ish-bashkëpartiakut të tij nga Suhareka, deputetit të VV-së, Salih Zyba.
“Nëse katunarët e vet se kanë ngu, nuk e di nëse dikush tjetër duhet me ngu. Qesi Salih Zyba gjen sa dush.”, tha ai në Prime Time.
Abazi tha se nuk e di nëse ka parë ndonjëherë ndonjë reagim të deputetit Zyba që është bërë, pa miratimin e koordinatores për Komitet në VV, Dejona Mihali.
“Për besë Salih Zybën me vlerësu është shumë problem. Ku ka mbërri VV-ja me mbrojtë Salih Zyba edhe me dal me kritiku pa e diskutu substancën e problemit, tregon pse Dejona Mihali, Salih Zybën me fol e pse jo një tjetër. Po nuk besoj që unë naj herë e kam pa Salih Zyba me ba reagim pa i thanë Dejona Mihali. Salih Zyba është auto-parlanti që del me përzi mesazhin. Meqë konsiderohet si njeri që i diciplinon njerëzit në VV, e qesin me ju dhanë mesazh atyre që janë brenda, sesa mesazhe për qytetarët.
Abazi madje në kritika e sipër tha se Zyba në fshatin e tij prej nga vjen, ka dal në vendin e tretë si më i votuari.
“Më thoni një fjalim të Salih Zybës që ka thënë ndonjë gjë. Është i treti kandidat në Suharekë në katund të vetin.’, shtoi Abazi.