“5 herë ke folë me Millanin”: Publikohet pjesa e dytë e përgjimit të Kusari-Lilës me Simiqin

Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së deputetëve të VV-së me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Në këtë përgjim t; publikuar nga Nacionale, Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se “do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti” dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin.

Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin ia lexon Simiqi. Radojiçiqi i thotë Kusarit se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

“Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë”, shkruhet tutje në atë mesazh.

Kusari më pas interesohet se për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

VIDEO