Ilir Daja ka disa fjalë për lojtarët e tij, pas fitores ndaj Ludogoretsit

Ilir Daja është shprehur tejet i lumtur me lojën që ka treguar Ballkani përballë Ludogresit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat komod 2-0 ndaj atij të Bullgarisë, duke shkuar në ndeshjen e dytë me një presion më të vogël.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Suhareka ka thënë se ata kanë bërë një lojë të mrekullueshme përballë një kundështari aspak të lehtë.

“Kemi bërë një pjesë te parë perfekte, ekipi kundërshtar nuk kishe asnjë shans”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Me pesë ndërrimet e tyre ramë pak fizikisht, por e kam thënë gjithmonë, këta djem nuk dorëzohen kurrë”.

Nuk eshtë e pakët që mbi 70 për qind e lojës të jesh më i mirë se kundërshtari, e ndaj një kundërshtari si Ludogorets. Te paraqitesh në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, është një përgjegjësi e madhe”.

“Jemi të kënaqur me lojën dhe rezultatin, por duhet te jemi në ndeshjen e dytë akoma më mirë. Nuk do shkojmë për të mbrojtur rezultatin”, ka shtuar më tej strategu i Ballkanit.

Ndeshja e dytë do të luhet në Bullgari më 19 korrik, aty ku Ballkani do të synojë të kalojë në rrethin e dytë. /Telegrafi/