Ja çfarë thojnë bullgarët lër Ballkanin dhe Ilir Dajen

Ballkani arriti të mposhti Ludogorestin me shifrat 2-0. Pavarësisht se kundërshtari ka histori në Europë dhe kushton më shumë se 40 milionë euro, ekipi i Ilir Dajës i tejkaloi të gjitha pritshmëritë.

Menjëherë pas këtij takimi, trajneri dhe kapiteni i Ludogorest janë shprehur se ndiheshin të turpëruar. Ndërkohë media bullgare, “Sportlive”, ka bërë një analizë sa i përket ndeshjeve në të cilat Ludogorest ka humbur me dy ose më shumë gola në Champions League, si në rastin e Ballkanit. Ato janë fare pak dhe kryesisht të shkaktuara nga ekipe si Bazeli, Real Madrid, Arsenal apo PSG.

Play Off për të hyrë në grupet e Champions League Ludogorest-Basel 2-4 2013-2014

Play Off për të hyrë në grupet e Champions League Basel-Ludogorest 2-0 2013-2014

Champions League, faza e grupeve Basel-Ludogorest 4-0 2014-2015

Champions League, faza e grupeve, Real Madrid-Ludogorest 4-0 2014-2015

Champions League, faza e grupeve, Arsenal-Ludogorest 6-0 2016-2017

Champions League, faza e grupeve, Ludogorest-PSG 1-3 2016-2017

Turi i tretë kualifikues për Champions League, Apoel Ber Sheva-Ludogorest 2-0 2017-2018

Play Off për të hyrë në fazën e grupeve të Champions League, Malmo-Ludogorest 2-0 2021-2022

Raundi i tretë kualifikues për Champions League, Dinamo Zagreb-Ludogorest 4-2 2022-2023