Suharekë: Djali rrah babain

Një person është arrestuar nga policia për shkak të sulmit fizik ndaj babit të tij, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, të hënën, rreth orës 09:00 në mëngjes.

Siç tregon raporti i policisë, djali “pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull kosovar”.

“I njëjti pas intervistimit me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Insajderi.com