Rama “i armatosur” publikon videon me udhëheqësit e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të enjte një video nga Samiti i NATO-s.

“Mirëmëngjesi më këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Rama.

Në videon e publikuar prej tij jepet një pasqyrim i shkurtër i historikut të krimit të aleancës së NATO-s përmes imazheve. Në të duken të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s të veshur në një formë ushtarake dhe të armatosur.

Ndërsa në fotot e tyre është edhe viti në të cilin këto vende i janë bashkuar NATO-s.