Lushtaku: Bislimi ka pasur një plan për të më sulmuar dhe Murati më pas kishte një mjet të fortë për të më goditur

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar sërish pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.

“Eshtë pak e rëndesishme a do të më godasin apo vrasin, sepse kam me qëndru i fortë, ashtu siç ka qëndru familja ime në kohën ma të veshtirë, me krenari e kemi mbrojt cdo pëllëmbë të Kosovës.

“Kemi me qendru të forte në cdo aksion politik e demokratik, edhe pse mundohen të na ndalin fjalën. Unë dhe cdo koleg jemi te interesuar të mbrojmë interesin e Kosovës.

“Në këtë frymë sigurisht nuk kemi pritur që një zv km të denoj demorkacinë dhe të sulmoj të gjithë qytetarët.

“Duke i pa të gjitha sulmet në drejtim timin dhe kolegëve ku fizkisht më është gjuajtur me shishe me ujë, dhe nga zv km Bilsimi shihet se ka pasë një sulm për të më shtyrë, pastaj nga Murati i cili ishte me një mjet të fortë dhe pas atij reagimi edhe une natryshem reagova. Asnjëherë nuk kasha një plan, një reagim të dhunshëm, i cili ishte politik.

Tutje ai ka thënë se do të padisë të gjithë këta akterë që ai i ka përmendur.