10 skuadra shqiptare në Evropë, ja kur do të luajnë ndeshjet kthyese

10 skuadra shqiptare po marrin pjesë në turin e parë kualifikues në arenën europiane (Champions League dhe Conference League), teksa kërkojnë një biletë për në raundin pasardhës.

Me përjashtim të Shkupit, që triumfoi me rezultatin 0-5 në transfertë duke hipotekuar kualifikimin, gjithçka duket e hapur në duelet e tjera.

Për sa i përket axhendës së sfidave të kthimit. Të martën e 18 korrikut, në fushë do të zbresin Struga e Shpëtim Duros, që do të ketë përballë Zalgirisin e Lituanisë, duke filluar nga ora 17:00, ndërkohë që në orën 20:00, Partizani do të luajë duelin e kthimit në Hungari ndaj BATE Borisov. Të dyja skuadrat shqiptare, do të luajnë shanset e tyre në Champions, ndërkohë të mërkurën e 19 korrikut, do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës, që pas triumfit 2-0, në duelin e parë në Prishtinë, do të kërkojë të menaxhojë epërsinë, për të siguruar kualifikimin.

Teksa të enjte e 20 korrikut, do të zbresin në fushë edhe 7 skuadrat e tjera shqiptare, në duelet e kthimit të Ligës së Konferencës, duke filluar me Dukagjinin e Dallkut, në orën 17:00, për të vijuar me Tiranën në orën 19:00, më pas në orën 20:00 do të luajnë Egnatia dhe Gjilani, derisa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznisë dhe Shkëndijas, dueli më i vonët, është ai i orës 21:00, Shkupi-Hegelman.

18.07.2023

Struga-Zalgiris 17:00 (0-0)

BATE-Partizani 20:00 (1-1)

19.07.2023

Ludogorets-Ballkani 20:00 (0-2)

20.07.2023

Europa-Dukagjini 17:00 (1-2)

Dinamo Batumi-Tirana 19:00 (1-1)

Egnatia-Ararat Armenia 20:00 (1-1)

Gjilani-Progres 20:00 (2-2)

Haverfjordest-Shkëndija 20:45 (0-1)

Vllaznia-Linfield20:45 (1-3)

Shkupi-Hegelmann 21:00 (5-0)