Ndodh në Kosovë, vret motrën e burrit për shkak të papastërtisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzën e “vrasjes me dashje” kundër të pandehurës N.A., për shkak të dyshimit se ka vrarë motrën e bashkëshortit me të cilën kanë jetuar së bashku.

“Më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes”.

Njoftimi i policisë së Prizrenit

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të lërë pas hekurave të akuzuarën, deri në sigurimin e provave të mjaftueshme, që e komplikojnë atë në këtë ngjarje të rëndë.