Ministrit të Financave, Hekuran Murati, kishte shkruar më 2016 se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.
Murati në atë status tërhiqte një paralele mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mercenarët.
Pas publikimit të këtyre qëndrimeve skandaloze të Muratit për veteranët, ai kishte kërkuar falje për gjuhën e përdorur.
“Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve.” – shkruante Murati.
“E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.” – vazhdonte Murati.
Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 18:00 do të mbahet një protestë që vjen si reagim ndaj publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës, e cila koordinohej me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, edhe në lidhje me veteranët e UÇK-së. E OVL e UÇK-së tashmë e ka konfirmuar përkrahjen dhe pjesëmarrjen në protestë