Deputeti i VV në vitin 2016: LVV dhe Lista Serbe kërcënojnë më së shumti rendin kushtetues

Sot është ndër deputetët më të zëshëm të pushtetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, por dikur, Armend Muja deklaronte se Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë.

Në një postim të janarit të vitit 2016, derisa komentonte protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, ai konkludonte se ky subjekt politik s’mund ta mbrojë rendin kushtetues, pasi e rrezikon vet më së shumti.

Sot, Muja është ndër deputetët më të zëshëm të partisë në pushtet, ndërsa atëherë deklaronte se ndryshimi nuk mund të bëhet i mundur nëse alternativa është e papranushme, teksa i referohej VV-së.

Ky është postimi i tij: