Ky është gjyqtari i njohur italian do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Ludogorets – Ballkani

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e kthimit, Ludogorets – Ballkani, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Champions League.

Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë italiani, Luca Pairetto

Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Italia, Stefano Alassio dhe Damiano Di Lorito, ndërsa gjyqtar i katërt Matteo Marcenaro.

Ndeshja zhvillohet më 19 korrik, në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad te Bullgarisë, nga ora 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me fitoren nga kampioni i Kosovës me rezultat 2:0./